Humbje historike për Brazilin. Skuadra olimpike (nën 23 vjeç) humb 1-0 në Venezuelë kundër Argjentinës dhe i hiqet mundësia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të ardhshme.
Brazili në fakt u eliminua nga grupi kualifikues, duke përfunduar në vendin e tretë me vetëm tri pikë. Një mungesë e madhe në Paris 2024, eventi i madh sportiv i verës së ardhshme
Hera e fundit që ekipi brazilian U-23 nuk u kualifikua në një edicion të Lojërave Olimpike ishte në vitin 2004. Ishte brezi i Maicon, Maxwell, Alex, Diego dhe Robinho. Në janar të atij viti humbja vendimtare ishte sërish 1-0, por kundër Paraguait.
Kombëtarja e trajnerit Menezes kishte grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para, pasi kishte humbur me Paraguain, por kishte fituar ndaj Venezuelës. Takimi me Argjentinën ishte vendimtar për kualifikimin./ h.ll/abcnews.al