Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka kanosur me armë gjahu një 75-vjeçar në Cërrik. Mësohet s e ai ka fshehur armën dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.
Ndërkohë, në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.
Njoftimi i Policisë:
Kanosi me armë gjahu, për motive të dobëta, një shtetas, kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të banesës, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.
Në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi disa fishekë arme gjahu dhe materiale që shërbejnë për prodhimin në mënyrë artizanale të këtyre fishekëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin 75 vjeç, banues në fshatin Çepë.
Gjithashtu, 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.
Në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.
Vijon kontrolli për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së gjahut që ka përdorur 62-vjeçari, për kanosjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al