Një kopsht gjerman i lejoi fëmijët të qendronin të zhveshur dhe të mësonin për Holokaustin

schedule15:59 - 11 Shkurt, 2024

schedule 15:59 - 11 Shkurt, 2024

Kopshti “SterniPark” në Escheburg, në Gjermani, dëshiron t’u japë fëmijëve lirinë për të zbuluar veten. Kjo është arsyeja pse pronari i ri i kopshtit vendosi rregulla që nuk përfshijnë kufizime të panevojshme.

Një nënë shpjegoi se kjo do të thotë që fëmijët mund të vrapojnë nëpër ambientet e kopshtit krejtësisht të zhveshur nëse do të donin dhe nëse ishin mjaftueshëm të ngrohtë. Gjithashtu, thuhet se fëmijët do të mësojnë për Holokaustin.

Ndërsa shumica janë të mërzitur dhe të tmerruar nga rregulla të tilla, prindër të tjerë mbështesin konceptin e ri.

“Gjithçka ka çuar në faktin se disa fëmijë nuk lejohen më të luajnë me fëmijë të tjerë”, tha një nënë për RTL gjermane.

Drejtoresha ekzekutive e çerdhes, Lejla Mojsiç, beson se të qenit lakuriq nuk është tabu as në kopshtet e tjera.

“Vetëm fëmijët që kanë një marrëdhënie pozitive të pandërprerë me trupin e tyre janë të kënaqur me veten dhe bëhen njerëz me vetëbesim të fortë”, shpjegoi drejtoresha e kopshtit.

Për sa i përket të mësuarit për Holokaustin, Mojsiç thekson se fëmijëve nuk do t’u shfaqen fotografi nga Auvice, por do të përcillen vlera të tilla si toleranca, liria dhe respekti.

Ky kopsht ka rreth 110 nxënës./abcnews.al