Qeveria ushtarake në Mianmar ka njoftuar se të rinjtë e vendit do të bëjnë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
Sipas lajmeve të BBC, administrata ushtarake në Mianmar ka deklaruar se burrat nga mosha 18 deri në 35 vjeç dhe gratë nga mosha 18 deri në 27 vjeç duhet të shërbejnë në ushtri për të paktën dy vjet.
Është bërë e ditur se shërbimi ushtarak mund të zgjatet deri në pesë vjet në raste të jashtëzakonshme dhe se ata që e kundërshtojnë këtë praktikë do të dënohen me pesë vjet burg.
Mianmari është aktualisht dëshmitar i një konflikti të armatosur në rajonin verior në kufi me Kinën, ku të paktën tre grupe po luftojnë për të marrë kontrollin e rajonit.
Ushtria e Mianmarit përmbysi Presidentin Win Myint dhe Këshilltaren e Shtetit Aung San Suu Kyi në 2021.
Marrja e pushtetit çoi në protesta dhe një lëvizje masive të mosbindjes civile, e cila u përball me forcë brutale, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz./abcnews.al