Shkarkohen dy ministrat e Taravarit/ Shkup, parlamenti voton largimet nga qeveria

schedule09:36 - 10 Shkurt, 2024

schedule 09:36 - 10 Shkurt, 2024

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut  shkarkoi dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shiptarët pasi kishin mbështetur propozimin e kreut te kesaj partie Arben Taravari që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Votimi per shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe  ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, u be ne mesnate, ndersa pro ketij shkarkimi votuan 62 deputete. Në vend të dy ministrave te shkarkuar, të hënën, pritet të emërohen Ilir Demiri dhe Naim Bajrami Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Qeveria teknike, që ka mandat 100 ditë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka në përbërjen e saj edhe opozitën maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE.

Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se “shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike” dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Percarja mes partive shqiptare ne maqedonine e veriut u thellua edhe me shume pas zgjedhjet se Xhaferit kryeminister ne 28 janar. Drejtues te tre partive shqiptare opozitare, pjese e bllokut Lidhja Evropiane për Ndryshim , te cilet nuk votuar qeverine teknike te Talat Xhaferit, vetem dy dite pas kesaj ngjarje shkuan me nje takim me Albin kurtin ne prishtine, me ftese te kryeministrit te Kosoves. Takimit iu bashkua dhe Taravari qe ishte pjese e koalicionit qeverises, I cili me pas deklaroi bashkimin me opoziten shqiptare ne zgjedhjet e majit.

Shkarkimi I 2 ministrave, q eshte dhe ndryshimi I pare ne kabinetin e Talat Xhaferrit vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, te drejtuar nga kryeministri i parë shqiptar./abcnews.al