Grabitet një dyqan celularësh në Tiranë, autori dyshohet se ishte i armatosur

schedule10:32 - 9 Shkurt, 2024

schedule 10:32 - 9 Shkurt, 2024

Një dyqan celularësh në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje, ku mësohet se janë vjedhur vetëm aparate celularësh.

Nga informacionet paraprake dyshohet se autori ka qenë i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka marrë rreth 15 celularë.Pas grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për subjektin “Fejzo Shop” me vendndodhje në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Subjekti është në pronësi të Myslym Fejzo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!