Ndalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një rasti dhunë në familje në Bulqizë.
Një 45-vjeçar në gjendje të dehur ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radovesh të Bulqizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al