FOTO/ Pamje nga regjimi më mizor në botë

schedule12:24 - 8 Shkurt, 2024

schedule 12:24 - 8 Shkurt, 2024

Kim Jong-Un dhe paraardhësit e tij kanë arritur ta kthejnë vendin aziatik në një nga regjimet më mizore dhe më të mbyllura në planet, nëse jo më mizorët.

Fotografi, Eric Lafforgue, arriti të udhëtonte në Korenë e Veriut gjithsej gjashtë herë. Pas të gjashtës, atij iu ndalua vizita në vend pasi arriti të “bënte” foto nga Koreja e Veriut dhe t’i publikonte.

Ai publikoi fotot, të cilat tregojnë jetën e përditshme në Korenë e Veriut dhe të gjitha kufizimet. Në vitin 2012, pas vizitës së tij të gjashtë atje, u publikuan disa fotografi që ai kishte bërë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut e kontaktuan atë, duke i kërkuar që t’i fshinte ato menjëherë. Eric refuzoi dhe sigurisht nuk udhëtoi më në vend, pasi iu refuzua hyrja.

/abcnews.al