Leicester City është surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Premier League. “Dhelprat” po zhvillojnë një futboll cilësor dhe po arrijnë rezultate pozitive. Southampton është kundërshtari i sotëm, por ekipi i Brendan Rodgers ka mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.
0-5 po fiton në transfertë Leicester City. Chilwell zhbllokoi shifrat në minutën e dhjetë, ndërsa vendasit mbetën me një lojtar më pak dy minuta më vonë. Miqtë përfituan dhe shënuan edhe katër gola të tjerë me anë të Tielemans, Perez (dygolësh) dhe Jamie Vardy.
Kjo fitore e dërgon Leicesterin përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Liverpoolit që zbresin të dielën në fushë. Leicester bëhet ekipi i dytë në historinë e Premier League që mbyll 45 minutat e para në avantazh të pesëfishtë në transfertë. Manchester City e vendosi një rekord të tillë 9 vite më parë. Ishte prilli i vitit 2010 dhe “Cityzens” shënonin pesë gola në pjesën e parë në fushën e Burnley. /abcnews.al
5 – Leicester are only the second team in Premier League history to establish a five-goal lead in the first half of an away game, after Manchester City against Burnley in April 2010 (5-0). Invaders. pic.twitter.com/U25V0XaoY7
— OptaJoe (@OptaJoe) October 25, 2019