Rama takon homologun e Luksemburgut, zbulon bisedën: Mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE

schedule18:12 - 7 Shkurt, 2024

schedule 18:12 - 7 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e Luksemburgut, Luc Frieden. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai duke publikuar disa foto nga takimi. Sakaq, Rama ka zbuluar se ndër të tjera kanë dakordësuar zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri

“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, ka shkruar Rama krahas fotove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!