Në parim janë vetëm 90 minuta larg finales së madhe të kompeticionit, mirëpo në futboll asgjë nuk është e sigurtë, me sfidat që mund të zgjasin më shumë. Mbrëmja e kësaj të mërkure do t’i japë fund pritjes së të apasionuarve, pas Kupës së Afrikës, teksa në orën 18:00 e 21:00 do të zhvillohen sfidat gjysmëfinale, nga ku do të mësohen dy emrat që do të përplasen kokë më kokë në finalen e 34-t, të këtij turneu.
Fillimisht në fushë do të zbresin “Shqiponjat e Gjelbërta”, të Nigerisë, me dy “yjet” e Serie A, atë të Napoli, Victor Osimhen e atë të Atalanta-s, Ademola Lookman, që përballë do të kenë “Djemtë” e Afrikës së Jugut, ku padyshim objektivi i vetëm është fitorja, për të patur mundësin “e artë”, që të fitojnë për herë të 4-t, në historinë e përfaqësueses së tyre, trofeun prestigjioz.
Megjithatë, pavarësisht se në letër, Osimhen me shokë janë padyshim më të fortë, afrikano-jugorët kanë zhvilluar një edicion fantastik, teksa jasht çdo parashikimi kanë arritur të kalojnë ekipe, si Mali, Tunisia, Maroku e Kepi i Gjelbërt, duke patur mundësi serioze, për “surprizën” e madhe të fitimit të titullit të 2-të kampion, ashtu siç bëri Jordania në Kupën e Azisë, teksa eleminoi “Tigrat Aziatikë”, të Koresë së Jugut, ku edhe ata si Nigeria ishin pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.
Për të mbyllur këtë fazë të kompeticionit do të shërbejë përballja e orës 21:00, ku “Elefantët” vendas, të Bregut të Fildishtë do të sfidojnë “Leopardët” e Republikës Demokratike të Kongos, në atë që mund të quhet ndryshe dhe përballje “ferri”, me të dyja skuadrat, që kanë zhvilluar një edicion fantastik, sidomos vendasit, që kanë eleminuar skuadra, si Senegali e Mali, në fazën me eleminim direkt, pavarësisht se dolën me shumë fat nga faza e grupeve, me vetëm 3 pikë të grumbulluara e tashmë, në atdheun e tyre synojnë fitimin për herë të 3-të të këtij kompeticioni.
Në krahun tjetër kemi “Leopardët” e Kongos, i vetmi ekip, së bashku me “Shqiponjat e Gjelbërta”, të Nigerisë, që nuk kanë pësuar asnjë humbje këtë edicion, duke kaluar në fazën e grupeve ekipeve si Tanzania, Maroku e Zambia, për të vazhduar më tej me eleminimin e Egjiptit të Mohamed Salah, si dhe Gunieas të “bomberit” të Stuttgart, Serhou Guirassy, ekipet këto që qëndronin në rankun e pretendentëve Bakambu, Silas, Ëissa e Mbemba duket se janë të vendosur për të sjellë për të 3-tën herë trofeun në “shtëpinë” e tyre.
Pas përfundimit të këtyre sfidave gjithçka për t’u luajtur mbetet vetëm finalja e madhe, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 11 shkurtit, ku në “mitikun” e Abdixhanit, “Olympic Stadium of Ebimpe” do të përballen fituesit e çifteve gjysmëfinaliste, ndërsa në datën 10 shkurt dy të eleminuarit nga kjo fazë do të përballen për vendin e 3-të të kompeticionit. /i.m /abcnews.al
Sfidat e fazës gjysmëfinale të Kupës së Afrikës: