Tjetër skandal për Eva Kailin/ Parlamenti i BE-së i heq imunitetin eurodeputetes greke, rrezikon deri në 15 vite burg

schedule11:59 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:59 - 7 Shkurt, 2024

Parlamenti Evropian i hoqi imunitetin ish-zv.presidentes Eva Kaili, duke hapur rrugën hetimit për përfshirjen në një rast mashtrimi buxhetor të BE-së prej 150,000 euro.

Reuters thekson se ky rast nuk ka lidhje me skandalin Katargate. Kaili akuzohet se ka shpenzuar rreth 120,000 deri në 150,000 euro para publike. Nëse shpallet fajtore, ajo përballet me 5 deri në 15 vite burg sipas ligjit grek.

Avokati i Kailit në një prononcim për mediat tha se do ndërmerrte veprime të mëtejshme ligjore.  /abcnews.al