Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca mesazh politikës: Përqëndrohuni te reforma zgjedhore, e vetmja që ju çon në BE

schedule16:38 - 25 Tetor, 2019

schedule 16:38 - 25 Tetor, 2019

Bashkimi Europian e sheh reformën zgjedhore si një proces të rëndësishëm që Shqipëria duhet të kalojë për të vijuar rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i Bashkimit Europian, në Shqipëri Luigi Soreca u zotua për mbështetjen që BE do të japë për Shqipërinë.

“Angazhimi i Europës për integrimin në BE të Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket”, shkruan Soreca.

Ambasadori i BE bëri thirrje që klasa politike të angazhohet për vijimin e reformës zgjedhore.

“Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj.  Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket demokracisë”, përfundon mesazhin e tij Soreca. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!