Ndërmjetësuesi i Giroud “mesazh” klubit kuqezi: Giroud e do shumë Milanin, por “martesa” bëhet në çift

schedule17:11 - 6 Shkurt, 2024

schedule 17:11 - 6 Shkurt, 2024

Agjenti italian, Vincenzo Morabito, një ndërmjetësues për Olivier Giroud, ndjen se pjesa e mbetur e këtij sezoni do të jetë kyçe për rinovimin e kontratës së sulmuesit, dhe insistoi se francezi nuk është i interesuar në para.

Kontrata aktuale e Giroud mbaron në qershor të vitit 2024, por të dy palët ende nuk kanë filluar diskutimet për një marrëveshje të re.
Ka spekulime se ish-sulmuesi i Chelseat dhe Arsenalit mund të kalojë në Ligën Amerikane (MLS) gjatë verës, dhe Morabito, një agjent italian dhe ndërmjetësues për Giroud, nuk garantoi se 37 vjeçari do të mbetet në “San Siro” pas kësaj vere.

“Martesat bëhen në çift, dhe besoj që pjesa e dytë e sezonit do të jetë kyçe”, tha Morabito për “Radio CRC”.
“Ai ndjehet mirë te Milani, por ai duhet të ketë konsideratë edhe për familjen e tij. Ai nuk i deshi paratë nga Arabia Saudite sepse nuk është i interesuar në para dhe se ka një kontratë të rëndësishme, por unë mendoj se ne duhet të presim. Ndërkohë, ai do të japë gjithçka për Milanin.

Giroud ka shënuar 44 gola në 112 paraqitje me Milanin. Thuhet se “Rossonerët” e kanë gjetur zëvendësimin e tij, pasi që po monitorojnë Jonathan David të Lille dhe Benjamin Sesko të RB Leipzig./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!