Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali, Mateo Salvini: Kastrim kimik për autorët!

schedule08:26 - 6 Shkurt, 2024

schedule 08:26 - 6 Shkurt, 2024

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga një grup emigrantësh të paligjshëm të moshës 15-19-vjeç, ka ngjallur reagime të ashpra në Itali.

E mitura u përdhunua përpara të dashurit të saj 17-vjeçar në një banjë publike, ndërsa ngjarja ndodhi në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.

Pas lajmit, zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, kërkoi kastrimin kimik të autorëve.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Vetëm një zgjidhje ka për këtë rast, kastrimi kimik”, tha Salvini.

Sipas tij, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se kastrimi kimik është i nevojshëm për përdhunuesit dhe pedofilët.

/abcnews.al