Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar jë bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ku vuri në dukje se vetëm zbatimi i formulës me dy shtete do të sillte paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
“Nga këndvështrimi i qeverisë, vetëm një zgjidhje e negociuar me dy shtete do të hapte perspektivën e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin e Lindjes së Mesme. Kjo duhet të zbatohet si për Gazën ashtu edhe për Bregun Perëndimor”, ka thënë Scholz, sipas një deklarate të lëshuar nga zëdhënësi i tij.
Scholz tha se një Autoritet Palestinez i reformuar duhet të luajë një rol qendror në arritjen e qëllimit të një shteti të pavarur palestinez. Ai tha gjithashtu se më shumë ndihmë urgjente nevojiten urgjentisht në Gaza.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë përsëritur zgjidhjen me dy shtete si të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit në rajon./abcnews.al

