Vetëm pak javë më parë, tekniku i “Katalanasve”, të Barcelona-s, Xavi Hernandez njoftoi largimin nga klubi spanjoll, në fundin e sezonit aktual, vendim ky që erdhi pas rezultateve katastrofike të “Blaugranave” dhe në aspekt kohor, shumë pak orë pas njoftimit të gjermanit, Jurgen Klopp, për t’u larguar nga “Të Kuqtë” e Liverpool.
Në të tilla rrethana, në shtypin spanjoll ka nisur aludimet e parë, me 56-vjeçarin, nga Shtutgarti i Gjermanisë, i cili shihet si tekniku i radhës “Katalanas”, mirëpo në lidhje me emërimin e strategut të Liverpool, në stolin “Katalanas” disa fjalë i ka thënë edhe Drejtori Sporti i kampionëve, në fuqi të Spanjës, Deco, i cili nuk vendosi të tregonte asnjë detaj.
“Klopp është një trajner madhështor, por nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për këtë çështje. Kemi disa alternativa në lidhje me pasardhësin e Xavit. Do të diskutojmë më vonë rreth trajnerit tonë të ri”,- u shpreh portugezi.
Ndërkaq, kujtojëm se Klopp drejton skuadrën e Liverpool, që prej tetorit të vitit 2015 dhe është kthyer në një legjendë në “Anfield Road”, stadium ku arriti të rikthente titullin kampion pas plot 30 vitesh mungesë. Nën drejtimin e tij, “Të Kuqtë” kanë fituar edhe Champions League, FA Cup, Superkupën e Evropës, Botërorin për Klube, EFL Cup dhe Superkupën e Anglisë. /i.m /abcnews.al