Universiteti i Korçës/ Vetëm 20 përqind e studentëve fitojnë bursë në degët prioritare

schedule15:23 - 5 Shkurt, 2024

schedule 15:23 - 5 Shkurt, 2024

Vetëm 24 studentë të regjistruar në programet me prioritet kombëtar në Universitetin “Fan Noli” në Korçë kanë fituar bursën prej 40 mijë lekë nga Ministria e Arsimit.

Në këto degë u regjistruan 109 të rinj por për shkak të mesatares që duhet të ishte mbi 8.5 vetëm 20% e tyre përfituan nga avantazhet që ofroi qeveria.

Studentët të cilët ndjekin këto programe, por nuk përfituan bursë nuk janë përjashtuar përjashtimin nga tarifa vjetore e regjistrimit.

Universiteti i Korçës ka 11 degë të shpallura me prioritet kombëtar dhe përfituar më shumë bursa se universitetet e tjerë rajonalë./abcnews.al