Rreth 250 automjete u larguan nga zona e Valdichianës të A1 drejt Romës. Traktorët iu bashkuan protestës së organizuar nga Riscattoagricoltura, në tokë, pranë një pike në komunën e Foiano della Chiana (Arezzo).
Prej këtu, për shtatë ditë, protestuesit organizuan bllokada të përkohshme jashtë autostradës. Karvani i mjeteve bujqësore u zhvendos më pas drejt Cassia, itinerarit të zgjedhur për të mbërritur në Romë, ndërsa do të takohen edhe me mjete të tjera bujqësore.
Mbërritja në kryeqytetin italian është planifikuar për në orën 17:00. Bllokada me mjete do të bëhet në veri të Romës, në zonën e Nomentanës.
Disa demonstrues e quajtën atë “marshimi në Romë”. Fermerët protestojnë kundër politikave kombëtare dhe europiane, importeve të lira, kostove të larta dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore.
/abcnews.al