“Tallavaja” e Taravarit/ Nisin kundërshtimet ndaj kryetarit. Deputetja Dauti: Vendim personal. Partia kundër

schedule19:01 - 3 Shkurt, 2024

schedule 19:01 - 3 Shkurt, 2024

Vetëm pak ditë pasi zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari njoftoi se do të shkojë në zgjedhjet parlamentare me opozitën shqiptare, Lidhjen Evropiane për Ndryshim.

“Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!”, deklaroi Taravari.

Por deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka reaguar pasi kreu i partisë, Arben Taravari bëri të ditur qëndrimin e tij personal se është “pro” koalicionit me opozitën shqiptare. Dauti thotë se qëndrimi është dashur të tregohet në Kuvendin Qendror të partisë, ku edhe pritet të merret vendimi.

Në koalicionin opozitar marrin pjesë Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë Albin Kurti korr fitoren e parë ne përçarjen e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Partia e Taravarit, Aleanca për Shqiptarët ishte dhe është në qeveri në koalicion me LSDM dhe BDI dhe votoi pro Talat Xhaferin për kryeministër.. Ky i fundit është i pari shqiptar që mori udhëheqjen e qeverisë maqedonase.

Zgjedhjet parlamentare në maqedoninë e veriut do të mbahet më 8 maj./abcnews.al