Egnatia u barazua vetëm në fund nga Partizani në kryesfidën e javës së 22-të të Superiores. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, ishte i zhgënjyer nga mënyra si u pësua goli, por i lumtur për komoditetin që Egnatia ka në krye me 10 pikë diferencë nga Partizani.
“Ishte ndeshje e mirë, por kishte kurba. Kishte epërsi të Partizanit me raste, me topa të humbur nga ne. Ishim pak vështirësi në markim. Në pushimin e ndeshjes, çdo gjë në pjesën e dytë foli për ne. Nuk është problemi i mërzitur, është çështje minutash. Futbolli është lojë gabimesh, por goli në minutat e fundit të djeg. Me Shehin s’jam takuar akoma.
Mbrojtësi duhet të ishte pak më mbrapa dhe portieri nuk duhet të dilte nga porta. Nuk kishim çfarë të bënim më mirë aty.
Është një situatë me një top të përplasur. Në momentin kur ka topin kundërshtari duke u tërhequr, mbrojtja zbret poshtë. Por të shijojmë momentin, sepse jemi 10 pikë para. Nuk doja që ndeshja të dilte barazim. Nuk doja barazim sot. U bë ndeshja e katërt me Partizanin, pa Superkupën, janë marrë tre barazime.
Nuk është çështje demoralizimi. Por të djeg goli në fund. Të djeg për një gabim që ishte i kalueshëm. Të shijojmë momentin dhe falënderoj çunat.
Është për t’i parë poshtë me dylbi”, u shpreh Tetova për “MCN”./ h.ll/abcnews.al