Rusia ka dërguar 300 agjentë të tjerë të policisë ushtarake në Siri me detyra special, pikërisht në zonën prej 30 kilometrash përgjatë kufirit me Turqinë.
Lajmi është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes, duke saktësuar se ushtarët kanë mbërritur në vend nga Çeçenia.
Avionët ushtarakë kargo kanë sjellë në bazën ajrore ruse në Siri, më shumë se 20 mjete të blinduara nga aeroporte në rajonet ruse të Rostov e Krasnodar./ABC News Albania