Vetëvrasja e 18-vjeçares/ Lushnje, vjehrra e vajzës: Bullizohej në shkollë

schedule13:01 - 3 Shkurt, 2024

schedule 13:01 - 3 Shkurt, 2024

Prindërit e bashkëshorit të 18 vjeçares nga Fier Shegani i Lushnjes që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pretendojnë se nusja e djalit ka qenë e ngarkuar psikologjikisht për shkak të bullizmit në shkollë.

“Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat në shkollë. Më thanë goca ka vajtur në shtëpi duke qarë, ka ardhur këtu dhe ka bërë gjestin. E kishte pirë helmin dhe kishte marrë djalin në telefon. Ai ishte në lokal dhe erdhi menjëherë. Me vrap me 200, shyqyr që nuk është vrarë. Unë kam qenë në punë”.

18vjeçarja  pas shkolle sipas vjehrrës së saj ka shkuar në shtëpinë e të ëmës e shqetësuar.

“Ka shku tek nëna, i ka thënë nënës së  vet nuk jam mirë”

Vjehrri i viktimës tregon se e reja ka telefonuar të shoqin në gjendje të rënduar, i cili pasi e ka çuar në shtëpi ka dalë për të konsumuar një kafe.

Babai i djalit mohon konfliktet mes çiftit, por nuk di të thotë më tepër për shqetësimin e nuses, qe sipas tij ishte tip i mbyllur.

“Mund të ketë pasur xhelozitë e shoqeve. Ka qenë në shkollë se thonë nuk ka qenë. Presion nga kjo shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte një person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Unë mendoj që ditën që ka ikur goca, ka dalë nga shkolla duke qarë”.

Në  momentin kur ky mesazh mbërriti në telefonin e  24-vjeçarit  Entilio Drajçi, kushëriri i tij ishte me të.

“Sa u ulëm në kafe i shkruajti mesazh burrit piva fotoksinë”

Bashkëshorti i 18-vjeçares po hetohet nga policia. Mes çiftit të bashkëshortëve dyshohet se kishte konflikte te shpeshta e shkak për këtë ishte xhelozia e burrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!