Berati dhe Gjirokastra së shpejti do të lidhen me një segment rrugor me standarte që do të nxisë zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë në këtë zonë.
Zv.kryeministrja, Belinda Balluku e shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro inspektuan punimet në kantierin Berat-Ballaban, në lotin 3. Ndërsa është theksuar se operatorët turistikë tashmë kanë konfirmuar 40% më shumë rezervime për këtë vit
Zv.kryeministrja Belinda Balluku theksoi se një tjetër projekt me impakt për Gjirokastrën është edhe ndërtimi i aeroportit ndërsa sqaroi pse u zgjodh ky qark.
Ndërhyrje në këtë zonë do të ketë edhe në strukturën e tre urave përfshirë atë të Viroit. Aksi i ri rrugor Berat-Ballaban është i ndarë në tre lote. Aksi rrugor Berat-Ballaban, është me një gjatësi prej 58 kilometrash. Aktualisht po punohet në lotin numër 3, i cili ka një gjatësi prej afro 16 kilometrash. /abcnews.al