Në prag të 4 shkurtit, Ditës Ndërkombëtarë e luftës kundër kancerit, Organizata botërore e shëndetësisë dha alarmin se deri në vitin 2050 në rang global parashikohet një rritje me 77% diagnostikimeve të reja me kancer në vit, duke kaluar nga 20 milionë raste që ishin në vitin 2022 në 35 milionë raste në 2050.
Vendet e zhvilluara pritet të përjetojnë rritjen më të madhe absolute të incidencës, me 4.8 milionë raste të reja të parashikuara në vitin 2050 krahasuar me 2022. Megjithatë, rritja e incidencës është më e habitshme në vendet e me zhvillim të ulët dhe të mesëm, përkatësisht 142% dhe 99%. Po kështu sipas OBSH, vdekshmëria nga kanceri në këto vende parashikohet të dyfishohet pothuajse në vitin 2050.
Por Oganizata Botëore e Shëndetësisë nënvizon faktin se “Ndikimi i kësaj rritjeje nuk do të ndihet në mënyrë të barabartë në vende të niveleve të ndryshme të zhvillimi. Ata që kanë më pak burime për të menaxhuar barrën e në rritje të kancerit do të kenë pasojat më të mëdha.
“Pavarësisht progresit që është bërë në zbulimin e hershëm të kancerit dhe trajtimin dhe kujdesin e pacientëve me kancer – ekzistojnë pabarazi të konsiderueshme në rezultatet e trajtimit të tij jo vetëm midis rajoneve me të ardhura të larta dhe të ulëta të botës, por edhe brenda vendeve.
Për të folur shifra, në vitin 2022 u zbuluan 20 milionë raste të reja dhe 9,7 vdekje nga kanceri. Në 1 person në 5 zhvillon një kancer përgjatë jetës, dhe rreth 1 dhe 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje. Anketa globale e OBSH-së ku bën pjesë dhe Shqipëria tregon se vetëm 39% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan bazat e menaxhimit të kancerit si pjesë e shërbimeve të tyre shëndetësore bazë të financuara për të gjithë qytetarët.
Vetëm 28% e vendeve pjesëmarrëse mbuluan kujdesin shtesë për njerëzit që kërkojnë kujdes paliativ, duke përfshirë lehtësimin e dhimbjeve në përgjithësi, dhe jo vetëm të lidhur me kancerin. Tre ishin lloje kryesore të kancerit në 2022, ai i kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë.