Kush janë “kokë-gjarpërinjtë”, të dyshuar se qendrojnë pas kamionit me 39 viktima në Angli

schedule11:04 - 25 Tetor, 2019

schedule 11:04 - 25 Tetor, 2019

Policia anglezë ka nisur hetimet për rrugën që ndoqën 39 emigrantët kinezë që u gjetën të vdekur në kamion pak ditë më parë.

Dyshimet e para janë për një grup të madh të trafikimit të qënieve njerëzore i themeluar në fillim të viteve ’90 në rajonin Fuxhian të Kinës.

Bëhet fjalë për “kokë gjarpërinjtë” të njohur botërisht për trafikimin e njerëzve nga Kina në Perëndim dhe vende të tjera si Australia apo Amerika.

Kreu më i famshëm i grupit ka qenë Motra Ping, e cila në vitet 1980 u merrte nga 17 mijë dollarë për kokë kinezëve emigrantë për t’i sjellë në SHBA; nga 35 mijë dollarë në vitet 90, dhe sot mendohet se ky çmim është rritur edhe më shumë, edhe deri në 70 mijë dollarë.

Motra Ping u arrestua në Hong Kong në vitin 2000, u ekstradua në SHBA në vitin 2003, dhe vdiq në burg nga kanceri në vitin 2014, por shumë kinezë në SHBA e përcollën me nderime, pasi u dha mundësinë të krijonin një jetë të re në Amerikë.

Por Motra Ping nuk e bënte nga zemra e bardhë. Për t’i detyruar që të paguanin tarifën, pasi vinin në SHBA, ajo përdorte gangsterët e Fuxhianit për t’i rrahur e për t’i trembur me dhunë. Metoda më e shpeshtë ishte t’u merrnin peng një anëtar të familjes derisa të tjerët të jepnin paratë.

Edhe pas vdekjes së saj, mafia Fuxhianeze ka vazhduar të kryejë rrëmbime nga më të ndryshmet, duke u bërë gjithnjë e më e rrezikshme, gjithnjë e më e dhunshme. Gjatë viteve 2000-2010 ka pasur disa arrestime në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Ata i sillnin emigrantët nga Kina në vendet perëndimore me mënyra nga më të ndryshmet, edhe kamionë si rasti i Anglisë, por shpesh përfundonin të marrë peng.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!