Tërbohen te Reali, Juventusi futet skiç për dy super sulmues!

schedule10:23 - 25 Tetor, 2019

schedule 10:23 - 25 Tetor, 2019

Real Madrid trembet nga Juventusi. Klubi italian një ditë më parë zhvilloi një mbledhje të rëndësishme mes aksionerëve dhe u miratua një rritje e kapitalit me 300 milionë euro, të cilat planifikohen të shpenzohen deri në vitin 2023.

E gjitha është një strategji për ta çuar Juventusin në një stad tjetër në këto vite. Champions League mbetet objektivi madhor dhe bardhezinjtë do tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë trofe që mungon prej shumë vitesh në klubin torinez.

Ndërkohë Juventusi do të shpenzojë shuma të mëdha në merkato. Pavel Nedved e tha hapur: “A do bëjmë ndonjë shpenzim mbi 100 milionë euro? Ne jemi gjithmonë gati”. Paolo Aicari, kreu i aksionerëve të vegjël te bardhezinjtë, paralajmëroi edhe diçka tjetër: “Basti ynë është të afrojmë një tjetër Cristiano Ronaldo, por më të ri”.

Kylian Mbappe (PSG)

Tuttosport në Itali raporton se Kylian Mbappe është në listën e objektivave të merkatos. Francezi kërkohet edhe nga Reali i Madridit, por PSG nga ana tjetër kërkon rreth 300 milionë euro për kartonin e tij. Sulmuesi e ka shprehur se i pëlqen klubi spanjoll, por nga ana tjetër Juventusi me milionat e shtuara në buxhet dhe ambiciet që ka mund ta bindë yllin e PSG të transferohet në Itali.

Një tjetër objektiv i përbashkët i të dy klubeve është Erling Haaland. Gjashtë golat e shënuar në Champions, në vetëm tre ndeshje, e kanë kthyer norvegjezin në një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Salzburg nuk i ka vendosur akoma një çmim, por do të duhet të bëjë shpejt. Klubet më ët mëdha do të trokasin në dyert e austriakëve, që do të përfitojnë nga ky ankand një shifër të kënaqshme. Haaland është vetëm 19 vjeç dhe shikohet si sulmuesi i të ardhmes. /abcnews.al

Haaland duke festuar një gol kundër Liverpoolit në Champions League

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!