Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e Europës per fluksin e pasagjerëve. Sipas të dhënave nga këshilli ndërkombëtar i aeroporteve të Europës, Rinasi ka pësuar rritje me 117% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë.
Sipas operatorëve turistikë për këtë fluks kanë ndikuar një sërë faktorësh.
E mbani mend që për të shkuar në Itali apo vendet e europës kishte bileta që shkonin në 300 euro. Futja e linjave të lira ndryshoi situatën. Pastaj kemi parasysh që shqiptarët kanë shumë njerëz jashtë. Dhe shkojnë udhëtojnë. Edhe qytatrët e huaj filluan të vinë në Shqipëri për ta eksploruar si vend i pazbuluar më parë.
Shqipëria pësoi një bum të madh turistik gjatë vitit që lam pas, i cili u mbyll me 10 milion turistë. Për vitin 2024 tendencat duket se janë pozitive, pasi në janar mbi 600 mijë pasagjerë u regjistruan në Rinas, duke shënuar një rritje më shumë se 92 mijë udhëtarë krahasuar me janarin e vitit te shkuar.
Janari është muaj i vdekur dhe është tregues i fortë që tregon se do të ketë rritje. Ne po shikojmë që tani ture me grupe kulturore. Kemi edhe qytetarët shqiptarë me pasaporta të huaja që vinë më shpesh, jo vetëm për të takuar të afërmit, por edhe për turizëm dhe biznes.
Sipas kreut të unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa, qytetarët europianë janë ata që kryesojnë në rezervimet për të vizituar Shqipërinë, por ka edhe një rritje nga lindja e mesme, për shkak të linjave direkte që kanë nisur të operojnë.
“Fluturimet me charter nisin në maj. Njerëzit kanë qenë të kënaqur shikohet edhe nga ata që rikthehen përsërëi në shqipëri. Rezervimet janë nga vendet europiane. Por ka edhe nga lvendte e lindjes së mesme.
Aeroporti i Rinasit është porta më e madhe hyrëse në vend. Në vitin 2023 në aeroport u përpunuan 7.26 milion pasagjerë. Objektivi është që ky rekord të thyhet gjatë 2024 me 8.4 milion./abcnews.al