Bazë droge në Bulshar, kapen pesë banorët

schedule09:42 - 25 Tetor, 2019

schedule 09:42 - 25 Tetor, 2019

Pesë banorë të një fshati në Mirditë janë vënë në pranga nga policia.

Uniformat blu kanë njoftuar se pas informacioneve në rrugë operative, u zbulua se këta persona po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla me qëllim shpërndarjen e saj. Ata qëndronin dhe punonin në një godinë të braktisur në fshatin Bulshar.

Pas kontrollit të ushtruar u bë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që vazhdoi edhe kontrolli në banesat e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Prandaj në banesën e njërit prej tyre u gjet edhe një armë kallashnikov me 30 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”.

Operacioni nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Bulshar”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar.

Si rezultat, Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K.  për veprën penale “Fshehja e krimit”, për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!