Një grua 48-vjeçe ka përfunduar në prangat e policisë së Lushnjes, pasi ka rrahur nënën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen 48 vjeçe, banuese në fshatin Rreth-Libofshë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nënës së saj”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al