Shemben ndërtime pa leje/ Ksamil, IKMT prish 13 objekte

schedule12:02 - 2 Shkurt, 2024

schedule 12:02 - 2 Shkurt, 2024

IKMT, në bashkëpunim me IVMT Bashkia Sarandë, kanë nisur të premten aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil, kryesisht ato të ndërtuara para zgjedhjeve të majit 2023.

Mësohet se janë prishur 13 objekte pa leje, ndërkohë që aksioni do të vazhdojë sërish javën që vjen.

Në mbështetje të dy strukturave shkuan edhe forca të Komisariatit të Policisë Sarandë si dhe Policia Bashkiake e Sarandës./abcnews.al