Ekspertizë për shëtitoren në Durrës/ Gjykata kërkesë SPAK, shtyhet gjyqi për Dakon

schedule10:25 - 2 Shkurt, 2024

schedule 10:25 - 2 Shkurt, 2024

Gjykata e Posaçme i kërkoi prokurorisë të plotësojë hetimet për dosjen ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, I arrestuar për shpërdorim detyre.

Gjykata I dha 25 ditë kohë SPAK të plotësojë dosjen në ngarkim të ish kryebashkiakut pasi konstatoi se nuk ka një akt ekspertimi për tenderin e zhvillimit të vijës bregdetare. Seanca paraprake u shty për në datë 27 shkurt ku deri më këtë datë duhet të jetë kryer ekspertimi për të përcaktuar vlerën për projektin e vijës bregdetare.

SPAK pretendon se Dako në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë kanë shpërdoruar detyrën duke përllogaritur gabim fondin limit dhe duke mos e rregulluar më pas këtë gabim, të evidentuar nga një audit i kontrollit të lartë të shtetit.

Për Gjykatën, hetimi është i paplotë pa përcaktuar gendjen aktuale të inevstimit dhe dëmin në buxhet.

Seancën e kaluar Dako kërkoi që projekti të verifikohet në terren ndërsa për akuzën tjetër të shpërdorimit të detyrës për lejen e ndërtimit të një pallati në vitin 2011, ish-kryebashkiaku tha se ka qenë një vendim kolegjial. Vangjush Dako mbahet i paraburgosur prej qershorit të kaluar, ndërsa të gjitha shkallët e gjykimit kanë rrefuzuar kërkesat e tij për lirimin nga qelia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!