Rrjetet sociale janë bërë faktor të tragjedive, si humbje jete apo dëmtim i vetes si pasojë e sfidave të rrezikshme dhe bullizmit online. Më 29 janar, një 18-vjeçar shqiptar në Trevizo humbi jetën pasi tentoi të bënte surf me makinë, një ndër sfidat e përhapura në TikTok. Ku është vetëm një nga dhjetëra rastet e muajve të fundit që shqetësojnë opinionin publik.
Teksa bëhen thirrje për ashpërsim legjislacioni kundrejt përdorimit të aplikacioneve apo lundrimit në boten virtuale, ekspertet e cilësojnë si një sfide të kohës moderne.
Eksperti i teknologjisë së informacionit, Daniel Kordhoni shpreh se TikTok nuk mund të bllokohet nga shteti shqiptar. Të ndalosh të miturit të përdorin TikTok, sipas Kordhonit është teknikisht e pamundur.
“Problemi është që Shqipëria ka shumë mangësi ligjore për infrastrukturën e monitorimit. Ka dështuar teknikisht, nuk është e mundur të bllokosh një aplikacion ndërkombëtar. Ka disa pale të treta që përdoren për te verifikuar moshën, por janë thjesht norma qe mund te shkelen nga një zotëruar i një smartphone duke gënjyer. TikTok e ka normën nën 13 vjeç nuk lejohet. TikTok ka çdo lloj kontenti të cilin nuk e filtrojmë dot”, u shpreh eksperti i IT-së, Daniel Kordhoni.
Sipas Mirgit Vataj, Shqipëria duhet të punoj në përmirësimin e kuadrit ligjor, pasi në përparimin teknologjik shteti është i vonuar.
“Kemi pasur raste bullizmi deri te ngacmimi apo abuzimi seksual në rrjete sociale. Raste tragjike me humbje jete, me tentativa vet dëmtuesve. Nëse vendet e tjera ndoshta teknikisht mund ta kenë pak me të zgjidhshme për faktin se janë të përmirësuar ne kuadrin ligjor, në Shqipëri ka një mangësi në kuadrin ligjor dhe aspektin teknik. Masat që merren nga Shqipëria në proporcion ne zhvillimin teknologjik janë të ngadalta dhe të vonshme”, u shpreh kreu i Urdhrit të Punonjsve Social, Mirgit Vataj.
Por sa anon peshorja në përgjegjësinë institucionale dhe atë personale?
“Tek fëmijët është përgjegjësia e prindërve, por edhe e institucioneve që të sigurojnë një mjedis të shëndetshëm dhe higjenik teknologjik. Për të marr të gjitha masat, është përgjegjësi edhe e institucioneve, jo vetëm individuale.”, tha ndër të tjera Vataj.
Shumë vende të botës janë duke përshkallëzuar tentativat e tyre pre të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Florida me 25 janar ka miratuar në dhomën e përfaqësuesve projektligjin që do të ndaloj te rinjtë nën moshën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale. Ky projekt ligj pritet të shqyrtohet në senat.