Fermerët në Fier po heqin dorë nga pesticidet. Për të siguruar prodhim bio dhe me cilësi të lartë ata kanë nisur të përdorim metoda të reja për pllenimin e bimëve në sera.
Në Beline, familja Fisheku, e cila ka tre dynymë me domate kohët e fundit po përdor bletën pllenuese që quhet “bombus”.
Avantazhet e këtyre insekteve të dobishme janë disa.
Prodhimi bio e pa pesticide ua lehtëson eksportin në vendet e Bashkimit Europian.
Që kjo metodë të përdoret gjerësisht në bujqësi, agronomi Adrian Mema kërkon ndihmën e institucioneve për trajnimin e specialistëve.
Për të nxitur prodhimin organik, prej janarit të këtij viti qeveria ka hequr TVSH-në për importin e insekteve që zëvendësojnë pesticidet.
/abcnews.al/