Një 20-vjeçar turk është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara.
Ky shtetas ka paraqitur në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I riu akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./abcnews.al