Shqipëria është një vend me bukuri të veçanta natyrore që jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen e turistëve. Ushqimet tradicionale dhe mik pritja e vendasve është vlerësuar nga të huajt dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjoze ndërkombëtare.
Këtë herë ishte Washingot post që renditi Shqipërinë në mesin e 12 vendeve që duhet vizituar gjatë 2024, duke vlerësuar posaçërisht Qetësinë dhe cilësinë.
“Ekspertët e shëndetit dhe mirëqenies kanë përcaktuar se marrja e pushimeve të shumta gjatë vitit është e dobishme për mirëqenien e përgjithshme. Për këtë rekomandohet të shkoni diku me hapësirë për të marrë frymë lirisht.” Thuhet në artikull.
Shqipëria është një nga destinacionet më të njohura të udhëtimeve në vitet e fundit. Plot thesare për të zbuluar. Me disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe dhe shumë vende për t’u vizituar.
Kryeqyteti, Tirana, është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim. Plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare. Në veri, malet janë një parajsë për adhuruesit e ecjes dhe vendeve të paeksploruara.
Në jug, plazhet dhe qytetet historike ju lejojnë të organizoni një udhëtim, ku mund të alternoni relaksin me vizitat kulturore.
Në lindje, në kufirin me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Shqipëria, e cila është më pak turistike, por plot me thesare për t’u eksploruar pa nxitim./abcnews.al