Riza: Superiorja e ndarë në dysh, Partizani i pari me meritë

schedule22:23 - 24 Tetor, 2019

schedule 22:23 - 24 Tetor, 2019

Florian Riza, i ftuari i zakonshëm në emisionin “Pressing” që transmetohet në ABC News, është një “ish” i Tiranës. Tashmë në rolin e specialistit të futbollit nuk mund të mos flasë për bardheblutë dhe për gjithë Superioren, që ditën e sotme pa t’i mbyllej faza e parë.

KLASIFIKIMI – “Nëse do t’i ndaja në ekipe të forta, tetë të parat kanë zënë vendin e tyre. Dy të tjerat janë të fundit, për shkak të problemeve. Diferenca u krijua vetëm në fund. Ka ngjeshje të ekipeve, nga i pari tek i teti. Të gjitha këto ekipe janë të forta mes njëri-tjetrit”.

EKIPI PËR T’U MUNDUR – “Partizani e nisi më herët se të tjerët dhe kjo i jep epërsi. E ka ruajtur organikën dhe ndeshjet e Europës e kanë mbajtur në nivel të lartë. E nisi keq, por e meriton në vendin e parë. Pika kryesore është derbi me Tiranën. Janë ekip i stabilizuar dhe serioz, normalisht janë kandidati kryesor për të fituar titullin”.

“Italianët e kanë tendencës për të luajtur me re mbrojtës. Në Shqipëri nuk jemi mësuar, nuk është kultivuar sa duhet. Ndoshta nuk kemi një treshe për mbrojtjen. Lerda provoi në fillim. Skema ka firot e veta. Në fillim nuk luajti Trashi. Mala ka sakrifikuar, duke luajtur në mbrojtje”.

“Mendoj se u rikthye Partizani. Largimi i trajnerit Gega krijoi një problematikë, derisa Lerda e gjeti vetveten. Edhe et Tirana e kemi pasur traditë ta largojmë trajnerin kampion. Trajnerit të ri i duhet kohë, pasi çdo gjë krahasohet me sezonin e mëparshëm. Në këtë raport duhet kohë”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!