VIDEO/ Përmbysje e çmendur, Tottenham ndëshkon 3 herë në 8 minuta “Bletët” e Brentford

schedule21:50 - 31 Janar, 2024

schedule 21:50 - 31 Janar, 2024

Pasi e mbyllën pjesën e parë të sfidës në disavantazhin e një goli, skuadra e Tottenham e ka nisur me shumë vrull fraksionin e dytë të përballjes ndaj “Bletëve” të Brentford, duke i ndëshkuar këta të fundit 3 herë në vetëm 8 minuta lojë.

I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte anësori italian, Destiny Udogie, në minutën e 48′-të e vetëm 1 minutë më vonë “fantazisti”, Brenna Johnson merr një pasim nga “ylli” gjerman, Timo Werner, për të plotësuar përmbysjen, ndërsa për ta çuar rezultatin në 3 me 1 mendoi braziliani, Richarlison në minutën e 56′-të të sfidës. Rezultati shkon në 3 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Destiny Udogie, 1-1

Goli i Brennan Johnson, 2-1

Goli i Richarlison, 3-1