VIDEO/ Zhbllokohet sfida, “Bletët” e Brentford “thumbojnë” skuadrën e Tottenham

schedule20:46 - 31 Janar, 2024

schedule 20:46 - 31 Janar, 2024

“Bletët” e Brentford e kanë nisur me shumë vrull përballjen e mbrëmjes së kësaj të mërkure, ndaj skuadrës së Tottenham, teksa vetëm 15 minuta lojë kanë mjaftuar, që të gjejnë golin e avantazhit ndaj djemve të teknikut, Ange Postecoglou.

Një gafë në mesfushë nuk falet nga miqtë e Brenftord, me topin në përfundon në këmbët e “bomberit” Ivan Toney, i cili niset furishëm drejt portës së Vicario, duke lëshuar një goditje potente nga brenda zone, goditje e cila fillimisht pritet nga portieri italian, për të përfunduar në këmbët e francezit, Neal Maupay, me këtë të fundit, që nuk gabon me portën e boshatisur duke dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: