EMRI/ Ra nga shtylla teksa po punonte, humb jetën elektriçisti në Bulqizë

schedule15:17 - 31 Janar, 2024

schedule 15:17 - 31 Janar, 2024

Një person me profesion elektriçist humbi jetën si pasojë e një incidenti duke punuar. Sipas policisë, 32-vjeçari Ylli Boba është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte në fshatin Koshavicë të njësisë administrative Shupenzë.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!