Imran Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi janë dënuar me 14 vjet burg, një ditë pasi ndaj ish kryeministrit pakistanez u dha një dënim prej 10 vitesh burg. Khan, i cili u rrëzua si kryeministër nga kundërshtarët e tij në vitin 2022, po vuan tashmë një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion.
Të martën ai u dënua për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe të mërkurën u dënua me 14 vjet të tjera për një rast korrupsioni. Khan ka thënë se rastet e shumta kundër tij janë të motivuara politikisht. Këto dënime të fundit vijnë një javë përpara zgjedhjeve kombëtare, në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.
Besohet se dënimet do të kryhen njëkohësisht. Khan tashmë është arrestuar që nga gushti i kaluar. Gruaja e tij Bushra Bibi kishte qenë në paraburgim gjatë gjyqit, që kishte të bënte me pretendimet se çifti kishte shitur ilegalisht dhuratat shtetërore që kishin marrë për përfitime personale./abcnews.al