Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ndodhet për një vizitë në Prishtinë. Taravari po qëndron në Kosovë me ftesë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët ka mbërritur në Prishtinë bashkë me liderë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin.
“Kisha ftesë dhe normalisht i përgjigjem ftesës. Xhaferin e kam uruar për pozitën e re. Besoj që me Kurtin mund të flasim edhe për zgjedhjet e 8 majit”, ka thënë ai për mediat në vendase.
/abcnews.al/