“The Sun” raporton se ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ka qenë duke pirë për 12 orë alkool në Belfast, para se të shkonte “KO” në orën 3 të mëngjesit.
Disa orë më vonë, klubi anglez njoftoi se sulmuesi i tyre ishte i sëmurë dhe nuk mund të stërvitej, kështu që ai nuk luajti në fitoren 4-2 të United kundër Neëport County.
“Është një çështje e brendshme, unë do të kujdesem për të”, u tha Ten Hag gazetarëve kur u pyet për mungesën e sulmuesit anglez.
Sipas mediumit në fjalë, Sarah Adair, kamariere në ambientin ku ndodhej Rashford, pretendon se sulmuesi anglez kishte si mision të dehej rëndë. Ajo tha se kishte vendosur që nuk do të stërvitej të premten dhe se nuk kishte në plan të kthehej në shtëpi atë natë.
“Marcus Rashford më ftoi t’i bashkohesha, por ishte aq i dehur sa duhej ta ndihmoja të shtrihej në shtratin e hotelit. Ai filloi të nxirrte kartëmonedha nga xhepi dhe t’i hidhte kudo nëpër dhomë, mund të ishin rreth 8 mijë paund”, deklaroi kamerierja.
Rashford mund të përballet me një gjobë prej më shumë se 760 mijë euro, e cila është e barabartë me dy javë të pagës së tij./h.ll/abcnews.al
Inside Marcus Rashford’s 12-hour bender before calling in sick to Man Utd https://t.co/gCHP2ViRK0 pic.twitter.com/ybTrQntwgs
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 29, 2024
Marcus Rashford invited me on his wild night out… he was so drunk I had to help put him to bedhttps://t.co/UO0weiXBel pic.twitter.com/hXXEPOxyzI
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) January 29, 2024