Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blinken pritet të vizitojë Izraelin gjatë fundjavës

schedule11:19 - 30 Janar, 2024

schedule 11:19 - 30 Janar, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Izraelin gjatë fundjavës, në vizitën e tij të gjashtë në rajon që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza.

Diplomati amerikan do të jetë në Izrael nga e shtuna deri të hënën, njoftuan mediat izraelite, duke shtuar se Blinken do të takohet me Koordinatoren e sapoemëruar Humanitare dhe Rindërtimit të OKB-së për Gazën, Sigrid Kaag, përpara se të niset për në Izrael.

Gjatë vizitës së tij të pestë në rajon në fillim të janarit, Blinken vizitoi Izraelin, Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Egjiptin.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!