Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në një familje në Lushnjë. Si pasojë, babai ka goditur me sende të forta djalin, i cilin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin 41 vjeç, banues në Lushnjë, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al