EMRI/ I dënuar për trafik droge dhe vrasje të mbetur në tentativë, 36-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë

schedule09:51 - 29 Janar, 2024

schedule 09:51 - 29 Janar, 2024

Një 36-vjeçar, i cili aktualisht vuan dënimin me burg në burgun e Fierit, do të ekstradohet drejt Italisë.

Arrestimi i Armand Lushaj (Jazaj) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

Ndërkaq, Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Ky shtetas, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është kapur në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!