EMRI/ I dënuar me burg në Shqipëri, 30-vjeçari arrestohet në Belgjikë

schedule09:46 - 29 Janar, 2024

schedule 09:46 - 29 Janar, 2024

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, falë bashkëpunimin të Policisë së Shtetit me Interpol Brukselin.

Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mark Preka nga Shkodra, në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me një person e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!