Rama: Letra e Metës për Trump si këpuca e gjuajtur në letër

schedule22:41 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 22:41 - 28 Dhjetor, 2017

Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, socialistët do merrnin 78 mandate. Këtë deklaratë e ka bërë kryeministri Edi Rama në emisionin Top Story, bazuar sic tha, në sondazhet e tij të brendshme.
Kryeministri pranoi se cështja Tahiri e ka vënë në pozitë të vështirë, por qytetarët sipas tij, panë qasjen distancuese të mazhorancës ndaj tij, deri sa cështja të sqarohej nga drejtësia.
I pyetur për zgjedhjen vetëm me votat e mazhorancës për kryeprokuroren e përkohshme, kryeministri tha se ligji e parashikon si votim, por edhe si mekanizëm zhbllokues për të cuar përpara reformën në drejtësi, reformë të cilën PS dhe ai vetë e ka garantuar që ditën e parë. Rama tha se i kupton arsyet e reagimit të opozitës, pasi ka ardhur koha që kush ka abuzuar, të paguajë aktin e tradhëtisë ndaj njerëzve. Kryeministri iu referua cizmes së gjuajtur nga Kryemadhi ndaj tij në kuvend, si dëshminë se deri ku mund të ulet niveli public i shembullit të politikanëve, por edhe motivimi opozitar për reformën në drejtësi.
Shefi I qeverisë tha se kishte mbetur i habitur nga letra që presidenti Meta I dërgoi Presidentit amerikan, pas votës pro të Shqipërisë në OKB për rezolutën kundër aktit të Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit. Vota e Shqipërisë ka qenë koherente me qëndrimet e mëparshme zyrtare, të vendosura për të qenë në një linjë me ato të BE. Për pasojë, Rama tha se i ishte dukur i pabesueshëm ai gjest i Metës, të cilin e ka krahasuar me atë të Kryemadhit në Kuvend. Ai gjest i Metës, tha Rama, ishte njëlloj si një heqje këpuce, por me letër./abcnews.al