Fabio Capello ëhstë bërë protagonist këtë javë. Trajneri italian, fitues i shumë trofeve të rëndësishëm, shkëmbeu disa replika me trajnerin e Juventusit, Maurizo Sarrin, pas fitores së bardhezinjve me Lokomotiv Moscow. Një ditë më parë në shënjestrën e tij ka përfunduar Nicolo Zaniolo i Romës.
Pas ndeshjes Inter-Borussia Dortmund, Capello ka këshilluar Sebastian Esposito (debutuesi më i ri i Interit në Champions, 17 vjeç e 113 ditë) që të mos ndjekë rrugën e Zaniolos. Mesfushori luan sezonin e dytë me verdhekuqtë, por është një produkt i Interit.
Fjalia “mos ndiq rrugën e Zaniolios” nuk është pëlqyer nga tifozët e Romës, që kanë sulmuar në rrjetet sociale ish-trajnerin e tyre, më të cilin madje kanë gëzuar titullin kampion në Serie A në vitin 2001.
Një reagim për Capellon e ka bërë edhe nëna e Zaniolos, Francesca Costa, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një “story” me mesazhin e qartë: “Ndonjëherë është më mirë të heshtësh”. /abcnews.al