Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Reagimi i ftohtë i Kurtit/ Mesazh me kode Talat Xhaferit, nuk përmend fjalën “shqiptar”

schedule19:25 - 28 Janar, 2024

schedule 19:25 - 28 Janar, 2024

Drejtues të shtetit dhe politikës në Kosovë kanë uruar zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të qeverisë së përkohshme të Maqedonisë së Veriut. Përshëndetja e presidentes Vjosa Osmani ishte shqiptare, duke e cilësuar moment historik ndodhinë e këtij 28 Janari.

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese” shkroi Osmani.

Nuk kishte të njëjtën frymë e as përmbajtje urimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte i ftohtë, formal dhe cinik, pasi në asnjë rresht të reagimit të tij nuk përmendej fjala “shqiptar”.



“Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë”.

Pa takt e të pakursyer ishin edhe këshilltaret e Kurtit.

“Talat Xhaferi, si kryeminister teknik, do te quhej shqiptar sikur te pakten si gjest te pare prej kryeministri, te bente homazhe ne varrezat e deshmoreve te rene ne vitin 2001, ku do te shprehte mirenjohje dhe respect, sepse pa sakrificen e tyre, pa gjakun e derdhur te tyre, kjo arritje simbolike nuk do te ishte aspak e mundur” .

Përkundër këtyre reagimeve, të ngrohta ishin urimet e opozitë kosovare.

Ramush Haradinaj e cilësoi zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër si lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i PDK, Memli Krasniqi tha se përpjekjet e shqiptarëve për barazi e drejtësi kulmuan me votimin e Xhaferit të dielën në kuvend ndërsa arritjen historike e uroi edhe Lumir Abdixhiku nga LDK.

 

 

 

 

 

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!